Në San Marino, buzëqesh Dovizioso, Lorenzo pa fat!
Andrea Dovizioso triumfon në Çmimin e Madh të San Marinos dhe regjistron suksesin e tretë sezonal në Moto Grand Prix. Piloti italian dominoi garën e Missanos duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Pas tij u pozicionuan kampioni në fuqi i botës dhe kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm Marc Marquez si dhe britanik Cal Crutchlow i cili u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit. Në San Marino Ducati mund të kishte bërë bis, por për fatin e keq të skuadrës italiane, Jorge Lorenzo u rrëzua vetëm 2 xhiro përpara fundit teksa pozicionohej i dyti dhe ishte duke dueluar me Marc Marquez. Vetëm i 7-ti u rendit në këtë garë Valentino Rossi, ndërsa i 5-ti u rendit shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales. Në klasifikimin e përgjithshëm Rossi rrëshkiti në vendin e tretë, me Dovizioson që pozicionohet i dyti me 67 pikë më pak se Marquez.



