Në Serie A luhet pak! Kohë efektive më e ulët se rivalët
Analizë interesante që sjellin mediet europiane për sa i përket kohës efektive të lojës dhe humbjen e kohës gjatë ndeshjeve të fundjavës në kampionate të ndryshme të Europës. Në veçanti e përditshmja spanjolle Marca, në bazë të një studime analizon se si në 5 kampionatet më të fortë të Europës, humbja e kohës dhe ndërprerjet e lojës po ulin minutat efektive, ndërkohë që më e penalizuara ndër to është Seria A, ku në fakt ka më pak lojë efektive ndër 5 kampionatet më prestigjiozë të kontinentit.
Fundjava e kaluar ishte negative në këtë kuptim për Serine A, skuadrat e të cilës luajnë më pak se sa rivalet në kampionatet e huaja. 52.93 minuta ishte koha efektive mesatare e ndeshjeve në elitën e futbollit italian, që kishte si pikën më të ulët ndeshjen Genoa-Udineze, ku ishin luajtur efektivisht vetëm 39.50 minuta.
Diçka më mirë ka bërë La Liga spanjolle që renditet më vendin e katërt me 53.29 minuta ndërsa tre vendet e para zihen ndërkohë nga Ligue 1, (në Francë kishte një mesatare prej 58.20 minutash lojë efektive, Në Bundesligë një mesatare prej 57 minutash, ndërsa në Premier League 55.33 minuta të luajtura realisht për çdo takim.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



