Featured

“Në shumë gjëra ai më kujton Andresin”, Pedri lojtari kyç për Xavin, e konfirmojnë statistikat

Pedri González (19 vjeç) tregoi klasin e tij në teknikë, pasime, kontroll të ritmit të lojës dhe sakrificë në mbrojtje në ndeshjen e fituar thellë 4-0 përballë Athretic Bilbaos. Cilësitë e tij janë të denja për vetë Andres Iniestën, siç deklaron trajneri Xavi Hernandez pas takimit: “Në shumë gjëra ai më kujton Andresin”.

Ajo lojë e shkëlqyer në sytë e spektatorëve të shumtë në “Camp Nou” konfirmohet edhe nga statistikat e ofruara nga “Opta”, ku dallohet qartë se “djaloshi i artë” ka numrin më të lartë të pasimeve të sakta, 86. Nga këto 86 pasime, tetë ishin topa të gjatë, ndërsa dy ishin: një pas shpine dhe një tjetër në qendër të zonës.

Topat e humbur prej tij ishin vetëm gjashtë. Krahas kësaj, me tri driblime ka barazuar Gavi dhe Adaman sa i përket këtij seksioni statistikor.

Pedri ishte gjithashtu lojtari i dytë me më shumë rikuperime të topit. Vetëm Pique (13) kishte më shumë rikuperime të topit se Pedri (9). 19-vjeçari është pjesë shumë e rëndësishme për Xavin në mesfushë, pasi ka një rol vendimtar si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency