Europë

Në Skoci i “frikësohen” talentit të Napolit, tekniku holandez: Ai djali me atë emrin është shumë i fortë!

Khvicha Kvaratskhelia është ndoshta një nga lëvizjet më të zgjuara të Napolit në merkaton e viteve të fundit. Talenti gjeorgjian u transferua në Itali për shumën e 10 milionë eurove ndërsa në gjashtë javët e para të Serisë A ka shënuar katër gola duke marrë përsipër ofensivën e të kaltërve.

Mirëpo, nuk janë vetëm golat ato që e bëjnë të veçantë 21-vjeçarin, pasi edhe vizioni i tij i lojës apo shpejtësia në veprime e bëjnë të vendoset në qendër të vëmendjes edhe nga kundërshtarët. Në ndeshjen e radhës të Napolit, atë ndaj Rangers në transfertë trajneri i skocezëve, Giovanni van Bronckhorst theksoi se të besuarit e tij duhet të bëjnë kujdes nga lojtari me emrin e vështirë.

“Spalletti është një trajner i madh dhe skuadrat e tij luajnë shumë mirë. Në këtë sezon kanë edhe një lojtar të ri, ai sulmuesi anësor me emrin e vështirë. Është një futbollist shumë i fortë dhe i përdor mirë të dyja këmbët, është i shpejtë dhe krijon rrezikshmëri. Duhet të sigurohemi që ai të mos futet për asnjë moment në lojë”, u shpreh tekniku holandez i Rangers.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency