Merkato

Në Spanjë insistojnë: Moratta do vetëm Barcelonën!

Në Spanjë nuk besojnë te rezultatet e punës së Massimiliano Allegrit për të bindur Alvaro Morattan që të qëndrojë tek Juvja, duke hequr dorë nga transferimi te Barcelona. Dy të përditshmet sportive kryesore katalanase (“El Mundo Deportivo dhe Sport”), nuk vënë në dyshim përpjekjet e trajnerit të bardhezinjve, por, ndërkohë, duke iu referuar burimeve pranë lojtarit, këmbëngulin se sulmuesi spanjoll do të insistojë duke kërkuar largimin te Barça, deri në sekondat e fundit të këtij sesioni të merkatos, në mënyrë që të largohet nga Torino dhe të veshë fanellën “blaugrana”.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në Itali e kanë kuptuar diçka të tillë dhe tek Juve, duke qenë të vetëdijshëm për dëshirën e Morattas, por fokusohen për të gjetur se cili mund të jetë zëvendësuesi i tij, që, siç ka deklaruar vetë Allegri, nuk mund të jetë një “top-player”. Emri më i mundshëm është ai i Icardit. Operacion aspak i lehtë dhe për këtë arsye vetë trajneri ka dashur të blindojë Moratën. Nëse PSG nuk pranon një huazim pa përcaktuar detyrimin e blerjes dhe nëse paga e lartë e Iacrdit nuk ndahet mes dy klubeve, operacioni për ish-sulmuesin e Interit nuk mund të hyjë në parametrat brenda të cilave operon Juventusi që për këtë arsye kërkon të mbajë me çdo kusht Moratën, edhe pa dëshirën e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency