Spanjë

Në verë bashkohet me Barcelonën, ja sa do paguhet Kessie në Spanjë

Kalimi i Franck Kessie nga Milan te Barcelona me parametra zero gjatë merkatos së verës tashmë thuhet se është mbyllur.

Mediat italiane raportojnë se mesfushorit nga Bregu i Fildishtë i është bërë një ofertë për një pagë që shkon në 4 milionë euro neto në vit plus 2.5 milionë të tjera bonuse.

Barcelona është duke menduar seriozisht për forcimin e skuadrës, ndërsa ka piketuar lojtarët që dëshiron të afrojë në verë dhe një pjese prej të cilëve u përfundon kontrata me klubet përkatëse shumë shpejt.

Kështu duket se nënshkrimet me Andreas Christensen, Franck Kessie, dhe Noussair Mazraoui janë shumë të afërta.

Megjithatë Kessie duket se është prioritet në krahasim me emrat e tjerë të sipër përmendur, ndërsa shtohet se lojtari ka nënshkruar me klubin “blaugrana” të hënën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency