Featured

Nedim Bajrami i shënon Strakoshës, pesë gola në total në Serinë A

Nedim Bajrami shënon golin e shtatë sezonal me Empolin. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare zhbllokoi takimin kundër Lazios (3-3), që u luJt në “Olimpico”, që në minutën e 6-të me 11-metërsh. Një ndërhyrje e gabuar e portierit të bardhekaltërve, Thomas Strakosha,  e detyroi kryesorin të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i pestë për Bajramin në Serinë A, teksa ka dhënë edhe tri asiste. Emri i 22-vjeçari po kalohet shumë në këtë merkato janari, pasi skuadra të ndryshme në Serinë, si Sassuolo dhe Fiorentina, janë interesuar për shërbimet tij.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, nuk pati fitues në këtë përballje të zhvilluar në Romë. Edhe pse Empoli kaloi në epërsi të dyfishtë brenda 8 minutave lojë (pas Bajramit shënoi edhe Zurkowvski) gjithçka u mbyll në baraspeshë 3-3. Lazio barazoi fillimisht 2-2 falë golave të Immobiles dhe Milinkovic-Savicit, por toskanët morën avantazhin në 2-3 me Di Francescon. Gjithsesi në minutën e tretë shtesë barazoi Milinkovic-Savic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency