Merkato

Nënkampioni i botës te Milani, Boban mund të jetë vendimtar

Ishte një udhëtim i rëndësishëm për të kultivuar marrëdhëniet institucionale me një nga klubet më prestigjioze në botë. Pjesa më e madhe e drejtuesve të Milanit ishte mysafire në Madrid, ku u takuan me José Angel Sanchez, drejtor i përgjithshëm i Realit. Absolutisht, nuk përjashtohen bisedimet mbi merkaton dhe dhe mundësitë që duken në horizont për kuqezinjtë.

“Los Blancos” e kaluan shifrën rekord prej 303 milionë eurosh në blerje, gjatë këtij muaji, ndaj tani duhet të përqendrohen në shitjen e atyre lojtarëve, që konsiderohen të tepërt nga Zinedine Zidane. Këtu përfshihet edhe Mateo Kovacic. Siç mësojmë nga “Il Corriere dello Sport”, kroati është emri i ri për Milanin.

Një rol vendimtar në këtë drejtim mund të luajë bashkatdhetari i mesfushorit, Zvonimir Boban, tashmë plotësisht operacional te Milani. Paolo Maldini dha këto deklarata për “Sky Sport” kur u kthye në Itali: “Udhëtimi në Madrid shkoi mirë. Jemi optimistë për këtë Milan”.

Në radarët e kuqezinjve është edhe një tjetër madrilen, Dani Ceballos, i cili kushton rreth 45-50 milionë euro. Futbollisti në fjalë është në një kurs përplasjeje me Real Madridin dhe mbi të gjitha me Zidane. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për të marrë “po” nga të bardhët, aq më tepër që kjo pistë  bie ndesh me nevojën e Milanit për të krijuar një negociatë të qetë dhe pa shpenzime të mëdha ekonomike.

Intrigues si emër është edhe Isco. Për atë, klubi milanez duhet të bëjë sakrifica të mëdha financiare, çka kalon përtej mundësive reale. Për mbrojtjen kuqezi ishin përmendur edhe emrat e Reguilon e Nacho.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency