La Liga

Nënshkrimin me Kessie-n e konfirmon edhe Busquets: Xavi e vlerëson shumë, s’e humb kollaj topin

Franck Kessie është një nga dy goditjet që Barcelona ka prenotuar tashmë për merkaton e verës së ardhshme (së bashku me Andreas Christensen nga Chelsea). Sigurimi i shërbimeve të e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, i cili do të largohet nga Milani si transferim i lirë në verë, u njoftua fillimisht nga presidenti Joan Laporta, më pas u konfirmua nga kapiteni Sergio Busquets, lideri i padiskutueshëm i mesfushës.

Në një intervistë për “RAC1”, flamuri i Barcelonës (ka fituar tetë kampionate, tre Champions dhe shtatë Kupa të Mbretit) e priti me entuziazëm nënshkrimin me lojtarin afrikan: “Xavi e vlerësoi atë dhe i dha dritën jeshile. Jam i lumtur që klubi po bën nënshkrime të rëndësishme dhe se lojtarët janë të lumtur që vijnë këtu. Kessie është shumë i fortë, rrallë e humb topin,” – siguroi Busquets. Kessie, i cili do të fitojë 6.5 milionë euro në sezon te Barcelona, do t’i thotë lamtumirë Milanit pas pesë sezonesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency