Neres me valixhe në duar, e duan të mëdhatë e Europës
Ajax është duke zhvilluar një sezon të mrekullueshëm ku përveç se udhëheqin garën për fitimin e titullit në Eredivisie, “harkëtarët” vazhdojnë edhe rrugëtimin në Champions League. Por sezoni i mirë për holandezët mund të ketë pasoja. Kjo pasi në merkaton e verës, nga skuadra mund të largohet lojtarët më të mirë të ekipit. Pas zytarizimit të Frenkie de Jong te Barcelona, lojtarët më të kërkuar janë Mathijs de Ligt dhe braziliani David Neres. Pikërisht për këtë të fundit janë shfaqur në skenë shumë klube europiane si Liverpool apo Dortmund, ndërkohë që gara udhëhiqet nga gjigandët francezë të PSG-së. 22-vjeçari ka arritur të shënojë 8 gola këtë sezon, ndërsa ka asistuar në plot 11 raste shënimi. Neres ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2022.



