Nëse dështon pista Can, Juventusi do të hidhet në sulm për Paredes
Juventusi i ka të qarta idetë për objektivët e merkatos së verës. Bardhezinjtë janë të vendosur për të arritur te Emre Can i Liverpoolit, por në rast se gjermani vendos të rinovojë me “The Reds”, bardhezinjtë nuk dëshirojnë të gjenden të papërgatitur dhe për këtë i janë rikthyer sërish pistës për Leandro Paredes, të cilin e kanë kërkuar edhe gjatë janarit. Gjithsesi, rusët e Zenitit, që zotërojnë kartonin e futbollistit, nuk kanë aspak ndërmend të bëjnë lëshime. Për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, që pëlqehet edhe nga Real Madrid kërkojnë 40 milionë euro.



