Premier League

Nesër ndeshja e parë në Premier pas rikthimit, Conte: Kemi nevojë për kohë

Pas debutimit në stolin e Tottenham në ndeshjen e Conference League ndaj Vitesse, Antonio Conte bëhet gati edhe për debutimin me Spurs në Premier League. Italiani do të kërkojë suksesin, teksa si kundërshtarë përballë ka Rafa Benitez, me spanjollin që drejton Evertonin. Në konferencë për shtyp, Conte theksoi se ekipi i tij ka nevojë për kohë dhe se lojtarët mund të ndihen disi të lodhur nga ndeshja e së enjtes.

“Kemi luajtur të enjten në mbrëmje, ndërsa të premten pamë një video me gjërat pozitive dhe negative të takimit ndaj Vitesse. E di që lojtarët mund të jenë pak të lodhur pas ndeshjes, por kur nuk ka ndeshje duhet të shfrytëzosh çdo sekondë të ditës.

Më e rëndësishmja është të kesh dëshirën për të punuar, entuziazmin dhe për këtë duhet pak kohë. Klubi ka një vizion të shkëlqyer teksa ka ndërtuar stadiumin dhe një fushë stërvitore me të vërtetë fantastike. Tani ne duhet të ndërtojmë diçka të rëndësishme në fushë, por duhet kohë”, përfundoi Conte.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency