Futboll

Newcastle ka nevojë për sulmues, kërkon të kthejë në Angli “Super Marion”

Newcastle United është i interesuar për nënshkrimin e Mario Balotellit. Sipas raportimeve të “Daily Star”, klubi anglez ka filluar të kontaktojë me klubin turk Adana për një rikthim të mundshëm të ish-sulmuesit të Manchester City-t dhe Liverpoolot në Premier League.

Paraqitja e fundit e qendërsulmuesit italian në ligën angleze daton pothuajse shtatë vjet më parë, kur me fanellën e “Reds” luajti kundër Hull City-t në “KC Stadium”, më 28 prill 2015.

Sulmuesi italian, pas përvojë angleze, tentoi “rehabilitimin” te Milani në fomë huazimi në Serinë A, më pas në Ligue 1 te Nice dhe Marseille. Në vitin 2019 përfundoi te Brescia e më pas te Monza, ndërsa nga vera e kaluar është pjesë e Adanës në Turqi, ku në 18 ndeshje të kampionatit ka arritur të shënojë shtatë gola.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency