Merkato

Newcastle arrin ta bindë Lyonin për mesfushorin brazilian, prezantimi çështje orësh

Skuadra e Newcastle bën goditjen e parë të madhe në këtë merkato dimërore. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Lyonin për blerjen e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes për 40 milionë euro plus 8 milionë në formë bonusesh. Atëherë kur dukej se bisedimet kishin ngecur përfundimisht, vjen konfirmimi për marrëveshjen, edhe pse duket pritur edhe pak për zyrtarizimin.

Lyoni kërkonte një shumë më të madhe për kartonin e mesfushorit, duke kërkuar që të përfitonte nga fakti që Neëcastle nuk i mungojnë paratë, por në fund është dorëzuar.

Përfaqësuesi i lojtarit është nisur drejt Belo Horizonte, ku ndodhet i grumbulluar Brazili për të përcaktuar detajet e fundit. Zyrtarizimi mbetet çështje orësh.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency