Premier League

Newcastle dobëson rivalin e drejtpërdrejtë, firmos me sulmuesin neozelandez

Newcastle ka bërë goditjen e radhës në merkato duke blerë për 25 milionë stërlina sulmuesin Chris Wood nga rivalët e Premier League, Burnley. Futbollisti i përfaqësueses së Zelandës së Re ka hedhur firmën për dy vite e gjysmë dhe mund të bëjë debutimin e tij kundër Watfordit, në fundjavë. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 20.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua, jam i kënaqur. Kam luajtur disa herë në “St James’ Park”, është stadium i mrekullueshëm. Te luash për këtë këtë klub me ata mbështetës të jashtëzakonshëm do të jetë është shumë e veçantë,” deklaroi Wood pas hedhjes së të zezës mbi të bardhë.

Ndërsa trajneri Eddie Howe shtoi: “Chris është një afrim shumë i rëndësishëm për ne në një moment vendimtar dhe jam shumë i kënaqur që kemi qenë në gjendje për ta blerë. Ka fizik dhe karakter, më pëlqen shumë. Ka përvojë të madhe në Premier League.”

Wood është nënshkrimi i dytë i Newcastle në dritaren e janarit pas mbrojtësit të djathtë, Kieran Trippier, që iu bashkua “Magpies” nga Atletico e Madridit.

Wood kaloi katër vjet e gjysmë te Burnley, duke shënuar 44 gola në 149 ndeshje. Burnley dhe Newcastle janë respektivisht në vendin e 18 dhe 19 në tabelën e Premier League-s, me 11 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency