Premier League

Newcastle i “hap luftë” United për mesfushorin e Leipzig, “Qymyrxhinjtë” gati milionat

Janari është një muaj me shumë pritshmëri për Newcastle. “Qymyrxhinjtë” janë në pozita të vështira në kampionat dhe rrezikojnë rënien një kategori më poshtë, ndaj drejtuesit e rinj nga Arabia Saudite janë të detyruar të shpenzojnë shumë para për të marrë lojtarë të cilët do të bënin diferencën.

I pari ishte Kieran Trippier nga Atletico Madrid, ndërsa tashmë synimi i radhës është përforcimi i mesfushës. Newcastle është e gatshme të shpenzojë më shumë se 80 milionë paund për Amadou Haidara, lojtarin e Leipzig.

23-vjeçari më parë është lidhur edhe me një transferim te Manchester United, megjithatë para milionave të Newcastle, Djajtë e Kuq e kanë të pamundur të konkurrojnë për mesfushorin. Haidara në këtë sezon me Leipzig ka zhvilluar 13 ndeshje ndërsa ia ka dalë të shënojë edhe dy gola, teksa shihet si një lojtar me shumë perspektivë.

Megjithatë, Newcastle ka nevojë urgjente për ndërhyrje në merkato dhe duket se nuk do të presë fundin e sezonit. Sakaq, nëse anglezët e mbyllin me sukses këtë transferim, atëherë do ta bënin Haidara edhe lojtarin më të paguar në klub me një pagë prej 160.000 paund në javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency