Premier League

Newcastle mbetet aktive në merkato, synimi i radhës kushton 50 milionë paund

Pozitat në klasifikimin e Premier League kanë detyruar drejtuesit arabë të Newcastle të tregohen shumë aktivë në merkaton e janarit. Deri më tani, “Qymyrxhinjtë” kanë përforcuar organikën me emra si Kieran Trippier, Chris Wood apo edhe Joe Willock.

Gjithsesi, nuk është e thënë që merkato të ndalet në këtë pikë duke qenë se Newcastle ka gati goditjen e radhës e cila mund t’i kushtojë arkave të klubit plot 50 milionë paund. Bëhet fjalë për lojtarin e Brighton, Yves Bissouma, i cili ka edhe 18 muaj kontratë me ekipin aktual.

25-vjeçari është i preferuar edhe nga Aston Villa e Steven Gerrard, megjithatë Newcastle duket më i prirur për të kënaqur interesat ekonomike të Brighton. Bissouma aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Malit në Kupën e Afrikës teksa në Premier League ka regjistruar 14 paraqitje duke treguar një rendiment të mirë në mesfushë.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency