Angli

“Newcastle më mirë se Milan”, mbrojtësi “thumbon” kuqezinjtë

Edhe pse prej kohësh emri i tij ishte i lidhur me një kalim te Milan në Itali, në fund Sven Botman vendosi t’i tradhëtojë kuqezinjtë dhe të transferohet në Premier League për të luajtur me fanellën e Newcastle.

Sigurisht, paratë e pronarëve sheikë të “qymyrxhinjve” në fund duket se kanë bërë diferencën për të bindur ish-lojtarin e Lille, ndërsa në prezantim holandezi nuk ngurroi edhe t’i thumbojë kuqezinjtë duke theksuar se Newcastle i është dukur një opsion më i mirë se kampionët e Serisë A.

“Milan më dhuroi ndjesi të mira, pozitive, megjithatë në fund Newcastle u duk më mirë. Ishte një opsion më i kënaqshëm për mua, Newcastle ka një një projekt të qartë. Pastaj edhe fakti që do të luaj në Premier League ndikoi shumë në zgjedhjen time.

Newcastle më kërkoi që në janar, mirëpo tashmë është më mirë pasi kam më shumë kohë për t’u përshtatur, si dhe e rëndësishme ishte që u largova në mënyrën më të mirë të mundshme nga Lille”, u shpreh 22-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency