Merkato

Newcastle s’heq dorë nga mesfushori i Crystal Palace, gati ofertën e majme në verë

Eberechi Eze është objektivi i ardhshëm i Newcastle. Mesfushori sulmues i Crystal Palace pati mundësinë të nënshkruante për klubin verior anglez në afatin kalimtar të dimrit, por klubi i tij, Crystal Palace, nuk pranoi. Për këtë arsye, “Magpies” do të rikthehen në sulm në verë duke ofruar një shifër të majme prej 54 milionë eurosh.

Newcastle ofroi gjashtë milionë euro për ta marrë në huazim deri në fund të këtij sezoni dhe më pas do të paguante 42 milionë për ta blerë kartonin e 23-vjeçarit. Megjithatë, Crystal Palace refuzoi kategorikisht. Drejtuesit e klubit londinez nuk ishin të gatshëm të ndaheshin me një futbollist kaq të vlefshëm dhe mbi t’ia jepnin një rivali të drejtpërdrejtë në renditje.

Mesfushori ishte një “bast” nga Palace një vit e gjysmë më parë. Skuadra e “Shqiponjave” shpenzoi 21.5 milionë euro për një lojtar që shquhet në thelb për cilësitë teknike.

Newcastle tashmë ka dhënë shenja për drejtimin që do t’I japë politikës së transferimeve. Mjafton të shohësh të sapoblerin nga “Magpies”, Bruno Guimaraes. Braziliani është një tjetër futbollist që di të luajë shumë mirë me topin.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për Newcastle që të gjejë mesfushorë që mund t’i thyejnë lehtësisht linjat. Eze është i radhës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency