Merkato

Newcastle merr sulmuesin e Hoffenheimit për shifrën rekord

Newcastle nënshkruan me sulmuesin e Hoffenheim, brazilianin Joelinton në një marrëveshje rekord për klubin prej 35 milionë paundësh. 22-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar, duke shënuar 11 gola në 35 takime, në të gjitha kompeticionet.

Joelinton bëhet goditja e parë e trajnerit të ri Steve Bruce te Newcastle, njëkohësisht edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, duke thyer rekordin e vendosur nga Miguel Almiron në janar, i cili u afrua nga Atlanta United për 21 milionë paundë. Joelinton firmosi një kontratë 6-vjeçare me klubin nga “St James’ Park”’

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency