Francë

Neymar flet për Ronaldon dhe Messin, tregon mbrojtësit më të forte: Janë gjeni!

Neymar është bërë protagonist në një intervistë të fundit për DAZN, ku ka treguar shumë mbi atë që mendon në lidhje me kolegët e tij më të famshëm si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Harry Kane. Braziliani është detyruar që të thotë mendimin rreth tyre duke përdorur vetëm një fjalë ndërsa në vijim është pyetur edhe mbi ata që konsiderohen si e ardhmja e futbollit.

Përgjigjet e Neymar:

Cristiano Ronaldo- Gjeni.
Lionel Messi- Gjeni.
Karim Benzema- Klasik.
Harry Kane- Inteligjent.
Luis Suarez- Gjeni.

Përshkrimi i Neymar për yjet e së ardhmes;

Jude Bellingham- Shumë i fortë, me kualitet.
Pedri- Ky më pëlqen shumë, klasik. Më kujton Iniestën.
Nuno Mendes- Mund të them shumë për të, i fortë.
Jamal Musiala- Kualitet.
Eduardo Camavinga- Shumë i fortë! Kualitet

Po cilët janë mbrojtësi më të vështirë me të cilët është përballur Neymar? Braziliani veçon Kylie Walker për shpejtësinë dhe inteligjencën e tij. Ndërkohë, në listën e sulmuesit të PSG është edhe Van Dijk për të cilin Neymar thotë se belgu e gjen mjaft mirë kohën për të ndërhyrë dhe se nuk gabon. Nga ana tjetër, O’Ney vlerëson edhe Ruben Dias të Manchester City, Kalidou Koulibaly të Chelsea, Antonio Rudiger të Real Madrid, Rafael Varane të Manchester United për shkak të forcës dhe shpejtësisë së tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency