Futboll

Nga atletika në futboll, Bolt e konfirmon: Kam firmosur me një klub

Pavarsisht 8 medaljeve të Arta në Olimpiada dhe 2 rekordeve botërore në garat e 100 dhe 200 metrave, Usian Bolt nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u shndërruar në një futbollist profesionist.Shumë shpejt ëndrra e sprinterit xhamajkan pritet të bëhet realitet pasi vetëm disa muaj pas tërheqjes nga garat e atletikës, Bolt ka nënshkruar një kontratë si profesionist me një skuadër futbolli. Usian e ka anunçuar vetë lajmin e bujshëm me një postim në profilin e tij në “Twitter” në të cilin xhamajkani bën me dije se emrin e skuadrës të gjithë fansat e tij do ta mësojnë vetëm ditën e martë. Një tifoz i thekur i Manchester United madje ka qenë i ftuar edhe në disa raste në Old Trafford për të ndjekur sfidat e Djajve të Kuq, për Bolt u përfol se ka patur kontakte me Borussian e Dortmundit madje gjatë muajit mars pritet të bënte një provë me verdhezinjtë. Në muajin e kaluar ndërkohë xhamajkani u stërvit me një skuadër që luan në Afrikën e Jugut. Tashmë pritet me kureshtje për t’u mësuar se nga do të nisë rrugëtimin e tij në futbollin rekordmeni i garave të shpejtësisë 100 dhe 200 metra.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency