Nga Besa te Tondela, talenti Geri Selita, spikat në Portugali
Nga Besa në Superligën portugeze, është ky hap i madh në karrierë që ka bërë sulmuesi i talentuar Geri Selita. Besa Kavajës është dalluar gjithmonë si një skuadër që nxjerr futbollistë siç ka ndodhur edhe me Marjo Dajsinanin, Blerim Krasniqin apo edhe Regi Lushkjan. Sëfundmi nga Besa është larguar 19-vjeçari Geri Selita i cili është transferuar në Portugali te skuadra e Superligës portugeze Tondela. Drejtuesit e Tondelas fillimisht e kanë aktivizuar te skuadra e 19-vjeçarëve sulmuesin shqiptar i cili ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë dhe 2 asiste. Në një të ardhme të afërt Geri Selita mund të debutojë me skuadrën e parë të Tondelas, ndërkohë që Besa nga largimi i tij do të përfitojë vetëm taksën e formimit si futbollist që kap shifrën e 5 mijë eurove, asgjë më tepër.



