Nga i larguar te rinovimi, Pogba zgjat bashkëpunimin me United!
Nga lojtar jashtë projektit të Manchester United dhe pothuajse i larguar me Jose Mourinhon në stol në një futbollist të shumëdëshiruar në kampin e Djajëve të Kuq dhe që ka rigjetur besimin dhe paraqitjet mbresëlënëse me Solskjaer në stol duke u kthyer në një lider të ri te United. Bëhet fjalë për Paul Pogba i cili ka gjetur sërish lumturinë te Djajtë e Kuq dhe e ardhmja do të vazhdojë të jetë në Old Trafford. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze drejtuesit e Manchester United ka nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit francez për t’i rinovuar atij kontratën aktuale e cila i skadon pas 2 vitesh e gjysmë. Bashkëpunimi mund të zgjatet deri në 2023-in ose 2024-ën, teksa pritet të jetë thjeshtë një formalitet.



