Nga James te Manolas, De Laurentiis komenton merkaton e Napolit
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka folur për merkaton e klubit të tij, duke u ndalur veçanërisht te kolumbiani James Rodriguez, i cili është vetëm një hap larg transferimit në Itali.
“James bën pjesë në listën e dëshirave të Ancelottit dhe unë nuk do të kundërshtoj, ndonëse është shumë i kushtueshëm dhe nuk e di sa do të përshtatet me lojën tonë. Mes tij dhe Lozanos di të vijë vetëm njëri, pasi kemi edhe emra të tjerë në skuadër, që nuk mund t’i injorojmë. E kam thënë gjithmonë që duhet të shesim fillimisht”, tha De Laurentiis.
Një tjetër emër që lidhet me transferimin te Napoli, është ai i mbrojtësit grek Kostas Manolas, për të cilin Roma kërkon 36 milionë euro, aq sa e ka të përcaktuar në kontratë me futbollistin.
“Që kur Raul Albiol më kërkoi largimin, u vumë në lëvizje për Manolas, por me gjithë respektin që kam për të, mendoj se nuk vlen 36 milionë euro. Është një futbollist i mirë, por që nuk rishitet më vonë për shkak të moshës, ndaj Roma duhet të ulë çmimin”, tha presidenti i Napolit.



