Futboll

Nga Karius te Sanchez, “Marca” shpall më të dobëtit e vitit

Pas shpalljes së fituesve të “Best FIFA Football Awards 2019” në ceremoninë gala të zhvilluar në Milano, e përditshmja spanjolle “Marca” merr përsipër të shpërndajë çmimet për protagonistët më të këqij të vitit 2019.

Spikatin emra të tillë si Alexis Sanchez, aktualisht pjesë e Interi, por që rezultoi dështim total te Manchester Unted, Pastrore, Lichtsteiner, Coutinho e Mustafi.

Nuk mund t’i mungonte kësaj liste një legjendë e gafave në portë, Loris Karius, i cili edhe në ndeshjen e fundit në Europa League më sfidën Slovan Bratislava – Besiktas 4-2 dhuroi “spektaklin” e radhës.

Votimet te Marca vazhdojnë, por rezultatet e deritanishme tregojnë se nuk ka dyshime për “fituesit”: portieri Loris Karius, mbrojtësi Phil Jones, mesfushori Coutinho dhe sulmuesi Alexis Sanchez mbeten të pakonkurrueshëm.

Kandidaturat:

Portieri më i dobët: Loris Karius (Besiktas), Geronimo Rulli (Real Sociedad), Asmir Begovic (Bournemouth)

Mbrojtësi më i dobët: Stephan Lichtsteiner (Arsenal), Phil Jones (Manchester United), Shkodran Mustafi (Arsenal)

Mesfushori më i dobët: Renato Sanches (Bayern Monaco), Philippe Coutinho (Barcellona), Fred (Manchester United)

Sulmuesi më i dobët: Quincy Promes (Siviglia), Alexis Sanchez (Manchester United); Christian Atsu (Neëcastle)

11-shja me e dobët: (4-3-3): Karius; Lichtsteiner, Mustafi, Jones, Kurzaëa; Fred, Sanches, Coutinho; Pastore, Sanchez, Promes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency