Nga Katalunja në Madrid, Manaj mbetet në kampionatin spanjoll
Spezia vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes për Rey Manajn, ndaj sulmuesi është rikthyer te Barcelona, klub që ka pronësinë e kartonit të tij, megjithatë nuk do të qëndrojë gjatë te katalanët.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, për sulmuesin shqiptar ka shfaqur interes konkret skuadra e Getafes, që po negocion me drejtuesit e Barcelonës për të kompletuar sa më shpejt transferimin.
Oferta e Getafes është rreth 2 milionë euro dhe te Barcelona nuk kanë ndërmend të rezistojnë, pasi sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Xavit. Për më tepër, katalanët kanë nevojë imediare të ulin nivelin e pagave dhe të shtojnë arkëtimet, për të federuar futbollistë të rinj.



