Nga Marcelo te Ilicic, emrat e mëdhenj që mbetën pa skuadër këtë merkato
Merkato e kësaj vere pati një sërë lëvizjesh të rëndësishme, por njëkohësisht emra të mëdhenj mbetën pa klub.
Në listën e lojtarëve me parametra zero ka disa top-lojtarë që vetëm pak sezone më parë, nëse jo muaj, do të kishin qenë joshës për shumëkënd.
Mbi të gjitha Marcelo, i cili i dha fund “lidhjes së tij të dashurisë” me Real Madridin dhe tani, në moshën 34-vjeçare, është në kërkim të një sfide të re.
Ashtu si ai, edhe Diego Costa u largua nga Atletico Madrid dhe Juan Mata nga Manchester United. Ka edhe emra të tjera që kanë mbetur pa skuadër si Adana Traore, Loris Karius, Simone Zaza, apo edhe largimi i dhimbshëm i Josip Ilicic nga Atalanta.
Disa prej tyre mund të gjejnë një ekip në javët në vijim (ka kohë deri më 1 tetor), të tjerët mund të qëndrojnë në pritje të mundësisë së duhur në janar.



