Featured

Nga Milano në Francë si premtim ndaj Giroud, çifti njihet me familjen dhe fëmijërinë e sulmuesit

Më datë 5 shkurt të këtij viti, Milan fitonte derbin ndaj Inter me përmbysje me rezultatin 1-2 falë një dygolëshi të Olivier Giroud. Dy gola që e shndërruan francezin në një idhull për tifozerinë kuqezi, teksa ai triumf i afroi edhe më shumë tek titulli.

Kështu, një çift nga Milano, Mara dhe Marco, bënë një premtim ndaj njëri-tjetrit në rast se në fund të sezonit Milani do të shpallej kampion. Të shkonin dhe të vizitonin vendlindjen e Giroud në Francë si një shenjë respekti për fitoren që iu dhuroi skuadrës së zemrës. Dhe, kur kanë kaluar disa muaj, çifti milanez pasi festoi titullin e sezonit të kaluar, e shndërroi në realitet premtimin.

Mara dhe Marco udhëtuan nga Milano me destinacion, Froges, një qytezë e vogël franceze me 3500 banorë për të eksploruar më shumë vendin ku u lind dhe u rrit Giroud, lojtari që i bëri aq shumë të gëzonin në derbi.

Gjithçka shkoi për mrekulli duke qenë se çifti u prit nga familja e bomberit francez teksa shijuan nga afër edhe momente të veçanta në karrierën e sulmuesit, të cilat prindërit e Giroud i kishin fiksuar nëpërmjet fotove.

Një rast konkret ku dashuria për futbollin krijon edhe histori të tilla, sepse në fund, tifozët mund të bëjnë gjithçka për lojtarët që në fushë nderojnë fanellën e ekipit të zemrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency