Kategoria Superiore

Nga Muçi te Çelhaka, Pëllumbi e Shehu, talentët e Superiores në vitin 2019

Në Shqipëri, edhe pse nuk ka cilësi pa fund, është vështirë që të rinjtë të gjejnë minuta. Një kampionat pa të ashtuquajturit “yje”, duhej të kishte më shumë hapësira për të rinjtë, megjithatë, përpos vështirësive që kanë futbollistët me moshë të re për të gjetur hapësira, disa prej tyre janë evidentuar në këtë vit 2019.

Ernest Muçi e mbylli këtë vit kalendarik duke u ngjitur në majën më të lartë. 2 golat e 18-vjeçarit në duelin ndaj Laçit e rishfaqën si një nga telentët më premtues të Superiores. Përveç Muçit, Tirana promovoi dhe një tjetër futbollist, e ardhmja e të cilit duket e shndritshme. Jurgen Çelhaka, që në këtë sezon ka zbritur në fushë 9 herë si titullar, ka treguar një pjekuri jo të zakontë për një 19-vjeçar dhe është një nga zbulimet e këtij edicioni.

Jorgo Pëllumbi nisi të merrte më shumë minuta në fillim të këtij viti kalendarik në kohën kur Skënderbeu drejtohej nga Orges Shehi. Ardhja e Dajës në stol i ndryshoi pozicionin nga mbrojtës i qendrës në të majtën e këtij reparti, megjithatë cilësitë pozitive i ka treguar kudo ku ka luajtur talenti 19-vjeçar i Skënderbeut.

Arinaldo Rrapaj gjithashtu është një ndër të rinjtë që nisi të afirmohej gjatë vitit 2019. Flamurtari në krizë financiare filloi t’i besonte më shumë të rinjve dhe një ndër to ishte Rrapaj, që nën drejtimin e Ilir Dajës fitoi hapësira në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Tashmë 18-vjeçari është thuajse gjithnjë tek kuqezinjtë, edhe pse ende nuk ka gjetur golin e parë në karrierë në Superiore.

Për ta mbyllur me një element i cili befasoi që në vitin 2018, duke u afirmuar plotësisht në 2019-ën me Kastriotin e akoma më shumë me Laçin, Julian Shehu. 21-vjeçari luan me aq vetëbesim, sa duket sikur ka shumë vite përvojë, edhe pse është vetëm në sezonin e tij të dytë në Superiore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency