Serie B

Nga ofertat në merkato te goli i parë në Serie B, Dermaku i jep fitoren Cosenzas!

Nga zërat për një ofertë të mundshme nga Besiktasi te një gol me peshë që i dha tre pikët Cosenzas. Falë golit të parë sezonal në Serie B të Kastriot Dermakut, Cozensa mposhti 1-0 Spezian duke siguruar pothuajse mbijetesën dhe duke mbajtur gjallë shpresat për të kapur fazën play-off. Dermaku i cili është një titullar i padiskutueshëm te Cosenza realizoi në minutën e 55-të golin e vetëm të takimit. Për mbrojtësin e kombëtares interesohen disa klube të Serie A por sëfundmi ka shfaqur interes edhe Besiktasi, kështu që janë të mëdha gjasat që mbrojtësi kuqezi të bëjë hapin cilësor në karrierë në merkaton e verës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency