Futboll

Nga Shkodra në Suedi, sulmuesi provon aventurën e parë jashtë Shqipërisë

Arlind Kalaja është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit suedez të divizionit të parë Ljungskile. 26-vjeçari është prezantuar nga ana e suedezëve si një afrim i rëndësishëm dhe që mund të ndryshojë për mirë ekulibrat në skuadër.

Ish-futbollisti i Vllaznisë i ishte bashkuar skuadrës suedeze prej disa javësh në fazën përgatitore dhe mesa duket ka bidur trajnerin dhe drejtuesit e klubit. Tekniku i Ljungskile, Erik Lund theksoi se me Kalajën, ekipi tashmë do të ketë më shumë opsione në fazën sulmuese.

“Më vjen mirë që kemi afruar një lojtar si Arlind Kalaja, na mundëson shumë opsione në ofensivë dhe besoj se skuadra është përmirësuar në cilësi”, u shpreh Lund. Aktualisht, Ljungskile është në vendin e gjashtë të divizionit të parë në Suedi me 46 pikë të grumbulluara pas 30 javëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency