Futboll

Nga sporti në politikë, Weah do presidencën e Liberisë

George Weah provon sërish. Ish sulmuesi i Milanit që është njëkohësisht edhe i vetmi futbollist nga kontinenti afrikan që ka fituar Topin e Artë, në moshën 49-vjeçare është mes kandidatëve për tu përzgjedhur presidenti i ri Liberisë.  Weah kishte tentuar të ishte president i vendit të tij edhe në 2005 por atëherë i humbi zgjedhjet.

Ish lojtari i Milanit aktualisht është senator në qytetin e Montserrados dhe për ta arritur këtë pozicion fitoi garën me djalin e presidentit aktual të Liberisë duke marrë plot 78% të votave. Do të jenë 3 milionë zgjedhës që do të votojnë për presidentin e ri këtë të Martë, me Weah që shpreson shumë se do të jetë ai i përzgjedhuri i popullit liberian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency