Nga Turqia në Greqi, nënkampioni i botës firmos me klubin kryeqytetas
Domagoj Vida është transferua në Greqi. Mbrojtësi potent, i cili doli nënkampion bote me kombëtaren kroate në Rusi 2018, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me AEK-un e Athinës.
33-vjeçari ishte pjesë e Besiktasit në katër sezonet e fundit, ekip me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin kampion, Kupën e Turqisë dhe Superkupën. Kontrata me bardhezinjtë i përfundoi dhe kaloi si lojtar i lirë në Greqi.
Vida, i cili luan në qendër dhe krahun e djathtë të mbrojtjes, ka luajtur më parë me Dinamo Kiev, Dinamo Zagreb, Bayer Leverkusen dhe Osijek. Me dy Dinamot fitoi nga dy tituj kampionë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



