Ngacimime seksuale, Hope Solo akuzon Sepp Blatter
Botës së futbollit i shtohet një tjetër skandal seksual. Hope Solo ikona e futbollit femëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ish portieria e skuadrës përfaqësuese, kampione e Botës në 2015-n dhe kampione olimpike në 2008 dhe 2012, ka akuzuar ish presidentin e FIFA-s Sepp Blatter se në vitin 2013-të gjatë zhvillimit të cermonisë së Topit të Artë e ka ngacmuar seksualisht. Sipas Hope Solo përpara se të dy të shkonin drejt skenës, Blatter e ka ngacmuar seksualisht ish portieren dhe ka dashur një përfitim ekstra nga ajo. Vetë Blatter i ka cilësuar si qesharake deklaratat e Hope Solo-s duke mohuar gjithçka.



