Ngacmime dhe homazh, derbi i banderolave në “Air Albania”
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, ishte një “betejë” e ashpër jo vetëm në fushën e gjelbër. Tifo-grupet e të dyja skuadrave e nisën spektaklin që nga nisja në bazat respektive drejt “Air Albanias”, për të treguar më pas “forcën” me banderolat e shfaqura në stadium.
Ngacmimeve therëse por të zakonshme në përplasje të tilla, ku antagonizmi shkon përtej fushës së lojës.
Ultrasit e Tiranës u tregonin fansave të kuq se “Tirona është qyteti im”, ndërsa nga kampi i “Guerilsave” kërkonin “masakër”. Ndoshta të kuqtë ishin në aktivë në luftën e banderolave, por bardheblutë fituan atë luftë që u dha tri pikë shumë të rëndësishme në garën e kampionatit.
Pati vend, në tribunën e tifozërisë së kuq edhe për t’i bërë homazh një punëtori të thjeshtë (Bajram Ferra) që për tri dekada punoi me pasion në klubin e Partizanit e që pak ditë më parë u nda nga jeta.







