Ligue 1

Ngec edhe PSG, Mbappe “dorëzohet” para Neymarit për penalltitë

Kampionati francez nuk ka më një lider absolut që ka grumbulluar pikë të plotë në javët e parë. Edhe PSG, që i kishte fituar të tria sfidat e para të Ligue 1 detyrohet të ndalet dhe të ndajë kryesimin me Marseille dhe Lens, me nga 10 pikë. Në javën e katërt ekipi i drejtuar nga Galtier barazoi 1-1 në “Parc des Princes” përballë Monacos, që kryesoi deri në minutën e 70-të falë golit të realizuar nga Volland që në të 20-tën.

U desh një penallti e fituar nga Neymar falë ndërhyrjes së sistemit VAR dhe e shndërruar në gol nga vetë braziliani (Mbappe nuk tentoi të ishte ai goditësi i 11-metërshit), që parizienët të shmangnin humbjen para tifozëve të tyre. Gjithsesi, duhet pranuar që “yjet” e Parisit, Messi, Neymar dhe Hakimi ishin të pafat teksa goditjet e tyre përfunduan në shtyllë.

Një mbrëmje jo fort e mirë për Lionel Messin, që la fushën në minutën e 87-të për t’i bërë vend Sarabias. PSG, gjithsesi, mbetet në krye falë golaverazhit ndjeshëm më pozitiv se Marseille dhe Lens.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency