Ngec Manchester United, Leicester City i merr pikë në “Old Trafford”
Manchester United ka diktuar ritmin në takimin me Leicester Cityn, por nuk ia ka dalë që të marrë më shumë se një pikë nga përballja e raundit të 31-të të Premier League.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola edhe pse rastet ishin të shumta nga të dyja anët, por as “Djajtë e kuq” dhe as “Dhelprat” nuk ia dolën që të realizonin.
Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 63’ me Iheanachon, i cili i dha avantazhin Leicesterit, megjithatë ajo zgjati vetëm 3 minuta, pasi në minutën e 66’ Fred barazoi rezultatin.
Në minutën e 80’ Maddison do të shënonte golin e dytë për Leicesterin, por ai u anulua nga VAR, pasi lojtari kishte shkaktuar faull.
Ndeshja u mbyll me barazimin 1-1 dhe pas këtij takimi Manchester United renditet në vend të gjashtë me 51 pikë, teksa Leicester në vend të nëntë me 37 pikë të grumbulluara.



