Futboll

Ngjarja tragjike, era rrëzon kullën e ndriçimit, humb jetën tifozi

Qyteti asturian Pola de Lena (Spanjë) ka përjetuar një ngjarje tragjike këtë të diel në stadiumin e saj të futbollit. Një tifoz, që kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e Lenense kundër Lealtad ka humbur jetën kur një nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit ra mbi të.

Sfida që i përkiste kategorisë së tretë në Spanjë po zhvillohej normalisht derisa shembja e një prej kullave të ndriçimit shkaktoi tragjedinë.

Takimi është ndërprerë menjëherë dhe tashmë autoritetet po hetojnë ngjarjen për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Një nga pistat e hetimit është konsumimi i supozuar i materialeve dhe mungesës së masave të sigurisë. Mirëpo, dyshohet se shkaku kryesor i asaj që ka ndodhur ka qenë era e fortë.

Kishte kaluar minuta e 80-të e kur era e fortë shkaktoi rënien e një shtylle reklamimi, që u përplas me një nga kullat e ndriçimit të stadiumit. Fatkeqësisht, ajo ra mbi tribunën ku ishin akomoduar tifozët, duke i marrë jetën në moment njërit prej tyre, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency