Kategoria Superiore

Ngjeshja e kalendarit, ndeshjet e Superiores në dy ditë, datat dhe oraret

Nuk ka kojë as për të rikuperuar forcat për skuadrat e Abissnet Superiore. Ngjeshja e kalendarit i detyron protagonistët e elitës së futbollit shqiptar të zbresin në fushë ne mesjave e sërish në fundjavë.

Java e 23-të do të shtrihet në dy ditë, të mërkure dhe të enjte, me sfida tërheqëse dhe me përplasje objektivash. Të mërkurën zbresin në fushë, në të njëjtin orar (16:45), si Tirana dhe Partizani, për të mos pasur asnjë objeksion sa i përket kohës që u duhet për të rikuperuar forcat, pasi javën pasardhëse do të përplasen në derbin e kryeqytetit. Tirana do të luajë në transfertë me Teutën, me synim krijimin e një distance më të sigurt me ndjekësit më të afërt, ndërsa Partizani pret Kukësin në një duel mes rivalësh, pasi të kuqtë synojnë të parakalojnë në renditje pikërisht verilindorët (kuptohet, fillimisht Vllazninë), për të synuar vendin e tretë.

Të enjten, do të luhen tri sfida në dy orare të ndryshme. Në 13:45, Kastrioti prej Egnatian në një del mbijetesë, ndërsa Laçi pret Egnatian më objektivin për të harruar sa më parë disfatën e rëndë përballë Tiranës.

Java e 23-të mbyllet me takimin e orës 16:45, Vllaznia – Dinamo, një sfidë që pritet të dhurojë emocione pasi barazimi nuk do t’i bënte punë askujt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency