Futboll

Nicklas Bendtner, 18 gola për të shpallur kampion Rosenborgun

Skuadra e Rosenborgut u shpall kampione e Norvegjisë dy javë para përfundimit të kampionatit, pasi ka krijuar një diferencë prej 8 pikësh me Molden e vndit të dytë. Në fakt festa në Trondheim nisi që të shtunën, pasi Molde u mposht 0-1 nga Kristiansund. Të dielën, në euforinë e fitimit të titullit, Rosenborgu u mposht 2-1 në fushën e Aalesund. Ky ishte trofeu i 25-të për këtë skuadër, që gjatë këtij sezoni kishte në radhët e saj danezin Nicklas Bendtner, i cili realizoi 18 gola. Dy javët e fundit do të konfirmonë pjesëmarrëset në Europa League dhe skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency