Nigeria mposht Egjiptin e Salah, zhgënjen Algjeria e Mahrez
Egjipti i Mo Salah e nisi me humbjen këtë edicion të Kupës së Afrikës pasi u mposht në ndeshjen debutuese nga Nigeri me rezultatin minimal 1-0. Supershqiponjat e Afrikës edhe pse nuk kanë në gjirin e tyre sulmuesin kryesor Victor Osimhen e zgjidhën ndeshjen e luajtur në Garoua falë një goli të realizuar në pjesën e parë pikërisht pas gjysmë ore lojë nga sulmuesi i Leicester City Kalechi Iheanacho.
Me këtë fitore Nigeria u ngjit në krye të grupit A me 3 pikë ndërsa Egjipti për momentin pozicionohet në vendin e fundit me 0 pikë. Surprizën e ditës e bëri Algjeria që pavarsisht se kishte në fushë emra të mëdhenj si Mahrez, Feghouli e Slimani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 përballë Sierra Leones në ndeshjen hapëse të grupit E.



