Bundesliga

Niko Kovac: Kthehemi me fitore ndaj Wolsfsburgut, na duhet vetëm…

Bayerni i Mynihut kishte njoftuar zhvillimin e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në orën 12:00, duke lënë ankth tifozët se mund të kishte ndryshime në drejtim, deri në shkarkimin e trajnerit Niko Kovac, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Kroati foli i pari në konferencë, ku analizoi momentin e vështirë që po kalojnë kampionët e Bundesligës:

 “Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë më të këqija se ati të fillimit të sezonit. Pashë një skuadër që impenjohej ndaj ‘Gladbahut. Sigurisht që rezultatet e fundit nuk kanë ato që priteshin, por shumë shpejt do të ktheheni në rrugën e duhur. Ndaj Wolfsburgut do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe me intensitet. Kemi nevojë vetëm për pak fat.”

Kovac mohon që të ketë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes, madje siguron se atmosfera është shumë optimiste.

“Humori është mirë, të gjithë duan të kthehen te suksesi. Ndryshimet e shumta në formacion? Nuk mund të luash me të njëjtët futbollistë dy herë në javë për 6 javë radhazi. Nuk mund të funksionojë.”

Por si i sheh Kovac kritikat e medias?

“Nuk kam lexuar asgjë, e them me seriozitet këtë. Mosleximi i shtypit të ndihmon që të qetësohesh. Besoj se për 7 ndeshjet e para kanë shkruar pozitivisht, ndërsa për këto të fundit duhet ta na kenë nxirë. Unë mendoj se nuk është kështu.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency