Spanjë

Nis “El Clasico”, Barça-Real në garë për talentin 19-vjeçar të Rayo Vallecanos

Real Madrid dhe Barcelona shpesh herë nuk përplasen vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkato.

Së fundi dy rivalët e La Ligas kanë shfaqur interes për të njëjtin lojtar, duke e nisur “El Clasicon” në herët.

Talenti 19-vjeçar i akademisë së Rayo Vallecanos, Pablo Munoz është duke u ndjekur me shumë interes nga të dy gjigantët spanjoll.

Mesfushori pritet të jetë një nga emrat më premtues të së ardhmes dhe si Barça ashtu edhe Reali duan që të krijojë ekipin e së ardhmes, ndaj të dy këto klube mund të shkojnë në “ankand” verën e ardhshme për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency