Futboll

Nis procesi zgjedhor për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, mbërrijnë kandidatët

Zhvillohet sot procesi zgjedhor për Shoqatën Rajonale të Tiranës, teksa në ambientet e Federatës kanë mbërritur edhe dy kandidatët, Eduard Prodani dhe Krenar Alimehmeti.

Sakaq, janë 40 delegatë ata të cilët do të votojnë për njërin prej dy kandidatëve, ndërkohë që gara është tensionuar edhe prej ndërhyrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Ky i fundit ka kërcënuar delegatët dhe ka përdorur edhe një fjalor tejet të rëndë, teksa ka dalë hapur në përfshirjen e tij për të ndikuar në rezultatin e garës.

Ndërkaq, Federata ka reaguar duke theksuar se do të ndjekë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë ndaj Erion Veliajt.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency