Featured

Nis rrugëtimi i “La Casa de Quiz”, spektakël dhe emocione në garën e parë

“La Casa de Quiz” nisi rrugëtimin pasditen e sotme, duke ofruar edhe përballjen e parë live mes Bledarit dhe Bllekit, dy konkurrentët e parë që testuan njohuritë e tyre për futbollin në një spektakël televiziv të jashtëzakonshëm.

Nën moderimin e Gjergj Stefës dhe me lidhjet direkte të herëpashershme të gazetarëve Albana Bejko e Jurgen Zela nga “fan zona”, mbi 90 minuta spektakël në ekranin e SuperSport 1 përcollën emocion dhe garë të fortë mes dy konkurrentëve.

Në fund ishte Blerim Zenuni, apo Blleki ai që fitoi të drejtën për të kaluar në fazën e 1/8-ave, bashkë me trajnerin e tij, gazetarin e mirënjohur Altin Sulçe, ndërsa për konkurrentin nga Shkodra, Bledar Bari dhe trajnerin e tij Arjan Sukniqi, gara përfundoi pikërisht pas spektaklit të parë.

“La Casa de Quiz” do të vijë edhe me 7 puntata të tjera deri në fund të muajit qershor dhe 8 fituesit do të kalojnë në fazën finale, që do të nisë më pas në muajin shtator dhe do të përfundojë një natë para Botërorit “Katar 2022”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency