Featured

Nisin ndryshimet te Laçi, një sulmues largohet nga kurbinasit

Dejan Zarubica mbyll aventurën me Laçin, teksa sulmuesi malazez mbrëmjen e së enjtes në disfatën e thellë 1-4 ndaj Petrocub në Conference League, regjistroi edhe paraqitjen e fundit me fanellën e kurbinasve. Nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij personal, Zarubica ka lajmëruar këtë vendim ndërsa ka falenderuar shokët e skuadrës duke iu uruar atyre edhe fat në të ardhmen.

Kështu, aventura e 29-vjeçarit me Laçin zgjati për diçka më shumë se një vit duke qenë se ai iu bashkua kurbinasve më datë 1 korrik të vitit 2021 ndërsa me kurbinasit ka zhvilluar kampionatin eklauar 20 ndeshje duke shënuar edhe tetë gola teksa Zarubica u penalizua në sezonin e kaluar nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa kohë.

Tashmë, pas eksperiencës në Shqipëri, sulmuesi është i lirë për të zgjedhur aventurën e radhës në karrierë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency