Një 2019 rekord për Ronaldon, parashikohen 110 milionë euro të ardhura
Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë. Pavarësisht moshës (mbush 34 vjeç më 5 shkurt), gjatë vitit të ardhshëm pritet t’i rritë të ardhurat e tij, që vijnë kryesisht nga paga dhe kontratat nga reklamat. Parashikohet që CR7 të kalojë shifrën e 110 milionë eurove brenda 2019-ës. Më poshtë janë listuar shifrat e Ronaldos, nga ndjekësit në rrjetet sociale te të ardhurat ngë paga dhe reklamat.
- 149 milionë ndjekës në Instagram.
- 53 milionë fansa në Facebook.
- 7 milionë ndjekës në Twitter.
- 110 milionë euro parashikohet të arkëtojë në total Ronaldo gjatë vitit 2019.
- 78 milionë euro ishin të ardhurat në total të CR7 gjatë vitit 2018 (sipas Forbes).
- 53,53 milionë euro në sezon është paga bruto e portugezit.
- 25 milionë janë të ardhurat nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.
- 25 milionë në vit është vlera e kontratës vjetore me Nike.
- 6 CR7 ka 6 kontrata publicitare aktive.
- Renditet i 3-ti në listën e sportistëve më të të paguar gjatë vitit 2018 (Forbes).




