Futboll

Një banakier çoi Wesley Sneijderin tek Interi, prapaskena e zbuluar nga Moratti

Wesley Sneijder është tërhequr nga futbolli tri vite më parë, duke lënë trashëgiminë e tij në futbollin elitar europian. Ka mbetur i skalitur në kujtesën e tifozëve të Interit për kontributin që dha nën urdhrat e Mourinhos në fitimin e “tripletë” së famshme në fund të sezonit 2009-2010. Dhe të mendosh që mbërritja e tij në Milano, që ndodhi në gusht të 2009-ës, ishte falë një banakieri që ia rekomandoi Massimo Morattit, siç e pranoi edhe vetë disa kohë më pare:

“Në Forte dei Marmi fola me një banakier, i cili më tha: “President, ne kemi nevojë për një lojtar që i jep përshpejtimin vendimtar lojës në mesfushës. Sneijder”. Ai më bindi, thirra Brancan që të fliste me Mourinhon, që ishte përgjigjur: “Ndoshta”. Negocimi u bë i lehtë nga fakti se Sneijder nuk mund të gjente hapësirë ​​te Reali i Madridit. Nuk e pashë më atë banakierin, doja ta falënderoja.”

Në fund, këshilla e banakierit rezultoi e suksesshme. Sneijder u prezantua më 28 gusht 2009 dhe aktivizohet menjëherë nga Mourinho dhe jo në një ndeshje dosido, por në derbin kundër Milanit, që u mposht 4-0. Në atë sfidë, Sneijder ishte ndër më të mirët.

Holandezi bëhet menjëherë thelbësor për formacionin e Interit, në Serinë A dhe në Champions League. Ishte kompeticioni europian obsesioni i zikaltërve, pasi kishin shumë dekada pa e fituar këtë trofe.

Pikërisht në Ligën e Kampionëve Sneijder shënoi një nga golat më të rëndë të karrierës së tij: atë në minutën e 89-të në Dinamo Kiev-Inter. Ky gol shmangu eliminimin e mundshëm të zikaltërve. Në fund të atij sezoni magjik, Interi festoi titullin e Serisë A dhe trofenë e Championsit, si dhe Kupën e Italisë, duke firmosur “tripletën” e famshme. Mund të kishte qenë një vit edhe më i pabesueshëm për Welsey Sneijderin, nëse Holanda do të fitonte Botërorit.

Në finale “portokallinjtë” u mposhtën nga Spanja me golin e Andres Iniestës në kohën shtesë. Askush nuk do ta vinte në dyshim triumfin e holandezit në garën për fitimin e “Topit të Artë”. Atë vit e fitoi Messi, shumë mendojnë se e meritonte Sneijder, edhe pse nuk ishte fare në podium (votimi e nxori në vendin e katërt).

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency