Conference League

“Një bizhuteri për Tiranën”, arkitekti italian vlerëson stadiumin “Air Albania”

Tirana bëhet gati për të pritur finale e Conference League, që do të luhet pikërisht mbrëmjen e 25 majit në “Air Albania”, stadiumin më të madh dhe më modern në vend, për të cilin është folur së fundi edhe në mediat italiane.

Ka qenë arkitekti që e ka projektuar impiantin, Marco Casamonti, që duke folur për prestigjozen “Corriere Dello Sport”, ka zbuluar detaje nga stadiumi, të cilin e ka quajtur një “bizhuteri” të kryeqytetit shqiptar.

“Stadiumi është nga më modernët në Europë. E kuptoj problemin e kapacitetit, por është zgjedhur ashtu për të qenë më efkas. Vizibiliteti është perfekt nga çdo kënd i stadiumit dhe është pozicionuar në zemër të kryeqytetit, ndaj mund të shkohet në këmbë nga kushdo. Jam i bindur që të gjithë tifozët do të kënaqën jo pak në atë impiant”, u shpreh Casamonti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency